Anxhelina Hadërgjonaj e nisi më herët se të tjerët sezonin me rroba banjo, pasi që në fillim të janarit postoi këtë foto nga pushimet dimërore në Brezovicë.
Me afrimin e ditëve të nxehta, Anxhelina shpalosi dita-ditës në Instagram një koleksion të larmishëm me bikini.
Vihet re që ajo preferon përgjithësisht ngjyrat e ndezura
dhe mbathjet me bel të lartë, që theksojnë belin dhe “zgjasin” këmbët.
Po kështu, nuk mungojnë as kombinimet mbathje-bluzë e shkurtër.
Së fundmi, ajo zgjodhi një palë në ngjyrë tulle gjatë pushimeve në Ciragan Palace Kempinski, Stamboll.
Nëse kthehemi një vit më parë, do të kuptojmë që ka preferuar modele pak a shumë të ngjashme.