PLAS SHERRI I DHUNSHËM NË MES TË CLUBIT/ Trejsi përleshet me një vajzë (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
PLAS SHERRI I DHUNSHËM NË MES TË CLUBIT/ Trejsi përleshet me një vajzë (FOTO+VIDEO)

PLAS SHERRI I DHUNSHËM NË MES TË CLUBIT/ Trejsi përleshet me një vajzë (FOTO+VIDEO)

Ish-Miss Universe Albania, Trejsi Sejdini ka qenë gjithmonë e komentuar për jetën e saj private, udhëtimet luksoze dhe blerjet e shtrenjta. Bukuroshja shqiptare ka rrëmbyer vëmendjen e publikut për shkak të sherreve të ndryshme ku është përfshirë që kanë bërë bujë nëpër media.

Disa ditë më parë ajo ka qenë me pushime në Brazil, mirëpo së fundmi është rikthyer dhe ka nisur pushimet në jug të vendit. Trejsi ka qenë mbrëmjen e  djeshme duke u argëtuar në një nga klubet në Sarandë, mirëpo diçka e papritur ka ndodhur dhe ish-Missi është përfshirë në një sherr të dhunshëm.

Sipas një videoje të siguruar nga ‘Iconstyle’, 19 vjeçarja së bashku me shoqet e saj janë nisur të përleshen me një vajzë tjetër. Vajza që po zihet dallohet që është Trejsi për shkak dhe të veshjes që modelja e ka treguar më parë në postimet në Instastory.  Në video dëgjohen ulërima teksa të gjithë të pranishmit largohen, ndërkohë që të tjerë mundohen të ndajnë vajzat.