Trendin e atleteve të 2019-ës, me siguri e gjeni në dollapin e gjyshes – AlpeGossip
Trendin e atleteve të 2019-ës, me siguri e gjeni në dollapin e gjyshes

Trendin e atleteve të 2019-ës, me siguri e gjeni në dollapin e gjyshes

Gjithçka mund të keni menduar për trendin e këtij viti në këmbë, është shumë më afër jush. Në fakt, fashionistet e kanë zbuluar trendin e atleteve – atë që do të dominojë gjatë këtij viti. E dini ku e gjeni? Në gardërobën e gjyshes. Me siguri e kujtoni stilin ‘New Balances’ që pushtoi Instagramin verën e kaluar dhe u kthye në trend. Këtë vit, ato do të vazhdoni t’i shikoni, por mes tyre edhe shumë stile të reja që blogeret e njohura të modës kanë nisur t’i ekspozojnë në llogaritë e tyre sociale.

Vajzat e njohura të stilit të rrugës dhe blogerët kanë preferuar tonet neutrale në atletet e këtij viti, madje për siluetat e rregullta, stilet klasike si “New Balance” do të vijojnë të jenë tendencë edhe gjatë 2019-ës.

Megjithatë, specialistët e modës kanë vërejtur se një rikthim retro në vitet ’80 është ndier më shumë kohët e fundit. Ndaj, ajo që këshillojnë ata është një ‘shëtitje’ në dollapin e gjyshes për të marrë prej andej atletet e mëdha, më ngjyra e me stile të ndryshme.