“PËRGJITHMONË…”/ Miriam Cani ndan momentet romantike me Albanin (FOTOT) – AlpeGossip
“PËRGJITHMONË…”/ Miriam Cani ndan momentet romantike me Albanin (FOTOT)

“PËRGJITHMONË…”/ Miriam Cani ndan momentet romantike me Albanin (FOTOT)

Nëse kemi thënë Alban dhe Miriam kemi thënë një nga çiftet më të dashura shqiptare dhe këtë nuk e luan topi.

Mirëpo, kohët e fundit çifti na i ka kursyer paksa postimet në rrjetet sociale, teksa po ashtu nuk kanë qenë shumë aktivë me projektet e reja dhe as në intervista.

Në fillim të verës, Albani publikoi hitin “Parajsa ime” në bashkëpunim me Elgit Dodën dhe qëndroi në qetësi për pjesën tjetër të stinës së nxehtë.

Mbrëmjen e sotme, Miriam ka ndarë me ndjekësit në Instastory një video ku shihet dorë për dore me Albanin, teksa e ka shoqëruar me një këngë që të rrënqeth sa herë e dëgjon “You are the reason”, nga Calum Scott.

Në video nuk shihet qartë ambienti ku ndodhen, por duket errësirë dhe ndoshta çifti ka vendosur të bëjë ndonjë ‘date’ mbrëmjen e sotme.

“Përgjithmonë”,- ka shkruar këngëtarja teksa ne nuk mund të ndalojmë së luajturi videon.

Më 14 janar të këtij viti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u bënë prindër për herë të dytë.

Miriam solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Duam, emër që vjen nga kënga me të cilën çifti kurorëzoi martesën e tyre, si dhe marrjen e lajmit se do bëheshin me një fëmijë tjetër.