PRITJET E ËMBLA/ Kur vajzat shqiptare FRYMËZOHEN nga Rihanna për shfaqjen e barkut të rrumbullakosur – AlpeGossip
PRITJET E ËMBLA/ Kur vajzat shqiptare FRYMËZOHEN nga Rihanna për shfaqjen e barkut të rrumbullakosur

PRITJET E ËMBLA/ Kur vajzat shqiptare FRYMËZOHEN nga Rihanna për shfaqjen e barkut të rrumbullakosur

E nuk ka bekim më të madh për një grua kur merr lajmin se është në pritje të ëmbël.

Ky vit në showbizzin shqiptar është i mbushur plot me lajme të mira nga vajzat VIP të cilat janë në pritje të ëmbël.

Shumë prej tyre e kanë mbajtur të fshehtë ndërsa disa të tjera e kanë ndarë direkt lajmin me fansat.

Së fundmi po shohim një trend nga vajzat shqiptare të cilat të themi se janë frymëzuar nga Rihanna. Këngëtarja me famë botërore ishte në pritje të ëmbël, e cila para pak ditësh është bërë nënë e një djali. Rihana e dha lajmin duke dalë e “gjysëm e zhveshur” ku dukej pjesa e barkut të rritur.

Në fakt ky lajm u prit shumë mirë dhe stili i Rihannës në shtatzëni u pëlqye shumë nga të gjithë sepse tregonte pa komplekse barkun e rrumbullakosur.

Por kush janë vajzat e showbizzit shqiptar të cilat u frymëzuan nga Rihanna për të treguar barkun gjatë pritjes së ëmbël dhe ndoqën të njëjtin stil si ajo?

Alpegossip.al ju sjell fotot e tyre.