Miss Shqipëria flet për operacionet plastike: Jam KUNDRA atyre që të nxjerin nga vetja, por… – AlpeGossip
Miss Shqipëria flet për operacionet plastike: Jam KUNDRA atyre që të nxjerin nga vetja, por…

Miss Shqipëria flet për operacionet plastike: Jam KUNDRA atyre që të nxjerin nga vetja, por…

lba Bajrami ka rrëmbyer kurorën e Miss Shqipëria 2018 dhe që pas asaj kohë është komentuar shumë nga mediat rozë dhe fansat e saj në rrjetet e sociale, ajo që ka pikasur tek kjo vajzë janë pikërisht linjat e saj tërheqëse dhe pamja.

Së fundmi Alba ka qenë e ftuar në emisionin “Adrenalinë” në IN Tv, ku është bërë pjesë e rubrikës “Koha për lojë” bashkë me Iljard Shabën, ku kanë zhvilluar disa lojëra të këndshme, ku nuk kanë munguar batutat dhe të qeshurat.

Gjithashtu Alba është pyetur nga gazetarja e emisionit, lidhur me jetën e saj private si dhe për mendimin e saj lidhur me operacionet plastike.

“Unë jam kundër operacioneve që të nxjerrin nga karakteri, jo kundër një ndërhyrje estetike që të bën të ndihesh më mirë”, është shprehur misi.

Ajo gjithashtu u shpreh se është “single” dhe lidhja nuk është në planet e saj tani për tani, pasi i ka vendosur vetes prioritete të tjera.

Ndërsa e pyetur se çfarë mesazhi ka për të rinjtë Alba u shpreh se të gjithë duhet të jenë vetvetja.