“PËR KUSHËRIRËN QË HUMBI JETËN”/ Aurela tregon historinë e trishtë pas këngës së saj të re – AlpeGossip
“PËR KUSHËRIRËN QË HUMBI JETËN”/ Aurela tregon historinë e trishtë pas këngës së saj të re

“PËR KUSHËRIRËN QË HUMBI JETËN”/ Aurela tregon historinë e trishtë pas këngës së saj të re

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe, ka publikuar së fundmi një këngë kryevepër të titulluar “Veten dua gjallë”. Kënga i dedikohet një fenomeni shqetësues në shoqëri, siç është dhuna në familje. Në videoklip ajo shihet duke luajtur rolin e një gruaje që dhunohet nga bashkëshorti dhe në fund për të shpëtuar veten e saj, largohet nga ai.

E ftuar në emisionin “Jo vetëm modë” në TV Klan, Aurela ka treguar historinë që fshihet pas këngës “Veten dua gjallë”. Ajo ka treguar se kënga i dedikohet kushërirës së saj, e cila pas një martese të gjatë me dy fëmijë dhe pas një dhune të vazhdueshme nuk arriti të largohej për të shpëtuar veten dhe pavarësisht gjithë ndihmës që mori nga familja, ajo humbi jetën.

“Mund të them që kam në familjen time një fatkeqësi të tillë. Kushërira ime, mund të them se i kushtohet asaj, sepse mbas një martese të gjatë me dy fëmijë, mbas një dhune të vazhdueshme ajo nuk arriti dot të thoshte unë dua veten time gjallë. Nuk ja arriti dot atë gjë me veten e saj, me gjithë ndihmën që i dha familja dhe ajo është një nga ato gra që humbi jetën. Mos mendojnë njerëzit se unë jam këtu sot sepse unë jam thjesht vajzë e fortë. Jo, i kam kaluar të gjitha fazat derisa kam thënë jo, jo, unë vlej. Nuk bëhesh rastësisht e fortë”, tregoi Aurela.

Burimi: “tvklan.al”