FITOI ÇMIMIN “OSCAR”/ Por i vutë re dhjetë detajet e fshehta të “Parasite”? – AlpeGossip
FITOI ÇMIMIN “OSCAR”/ Por i vutë re dhjetë detajet e fshehta të “Parasite”?

FITOI ÇMIMIN “OSCAR”/ Por i vutë re dhjetë detajet e fshehta të “Parasite”?

Regjisori Bong Joon Ho dhe kineasti Kyung-pyo Hong ndërtuan skena të caktuara, ku ekziston një linjë e qartë që ndan të pasurit dhe të varfërit – si për shembull vija e formuar te dritaret ku zonja Park bisedon me shërbëtoren, Moon-gwang.

I vutë re? 10 detaje të fshehta të ‘Parasite’

Ka një koleksion të filmave të Alfred Hitchcock në një nga raftet e familjes Park. Regjistori Bong Joon Ho është shprehur se Hitchcock e ka frymëzuar në shumë aspekte të “Parasite”.

I vutë re? 10 detaje të fshehta të ‘Parasite’

Pasi Moon-gwang pushohet, zoti Park zbulon se e meta e saj më e madhe ishte se hante sa për dy vetë – më vonë, zbulohet se ajo mbante fshehur burrin në bodrum.

I vutë re? 10 detaje të fshehta të ‘Parasite’

Diploma e falsifikuar e Ki-woo tregon se gjoja ai ka studiuar në universitetin Yonsei, në të njëjtin universitet ku Bong Joon Ho studioi sociologji.

I vutë re? 10 detaje të fshehta të ‘Parasite’

Kur prezantohen për herë të parë familja Km, ata pinë FiLite, një birrë që konsiderohet tepër e lirë. Pasi Ki-woo dhe Ki-jung fillojnë të punojnë te familja Park, ata pinë Sapporo, një birrë e shtrenjtë.

I vutë re? 10 detaje të fshehta të ‘Parasite’

Kur Ki-jung ha mish të thatë, e mban qesen me dorën e majtë, pastaj papritmas shfaqet duke e mbajtur në dorën tjetër. Ky është një gabim në xhirim, të cilin Bong Joon Ho e la qëllimisht për të kuptuar nëse do ta kapnin ose jo fansat.

I vutë re? 10 detaje të fshehta të ‘Parasite’

Piktura e Da-song nuk është auto-portreti i tij, por është imazhi i Geun-se.

I vutë re? 10 detaje të fshehta të ‘Parasite’

Ki-taek zbulon se dikur ishte shofer për dyqanin Taiwanese Castella (castella- ëmbëlsirë tradicionale japoneze) – i njëjti dyqan që hapi Geun-se, për të cilin u zhyt në borxhe.

I vutë re? 10 detaje të fshehta të ‘Parasite’

Kur familja Kim vendoset në shtëpinë e Park-ëve teksa ata nuk ndodhen aty, muzika në sfond është “In ginocchio da te” e Gianni Morandi, i cili në vitet 1960 luajti në disa filma komedi që përqëndroheshin te dallimet mes të varfërve dhe të pasurve.

I vutë re? 10 detaje të fshehta të ‘Parasite’

Në fillim të filmit, Ki-taek largon një buburrec nga tavolina. Deri në fund të filmit, ai u pa nga familja Park si një buburrec që kundërmonte erë të keqe.

I vutë re? 10 detaje të fshehta të ‘Parasite’