Ariana nuk bën përjashtim/ Këngëtarja ndjek rregullin e pashkruar të vajzave pas ndarjes nga i dashuri (FOTO) – AlpeGossip
Ariana nuk bën përjashtim/ Këngëtarja ndjek rregullin e pashkruar të vajzave pas ndarjes nga i dashuri (FOTO)

Ariana nuk bën përjashtim/ Këngëtarja ndjek rregullin e pashkruar të vajzave pas ndarjes nga i dashuri (FOTO)

Të gjitha vajzat bien dakort: Nuk kemi asnjëherë rroba mjaftueshëm në dollap dhe së dyti, të bësh pazar është terapia më e mirë për ta marrë veten pas ndarjes.

Ariana Grande e kaloi të gjithë të dielën nga një dyqan në një tjetër, duke mbushur shpirtin dhe garderobën plot me rrobe të markave të njohur. Dhe nuk u kursye aspak!

Këngëtarja e hitit “Breathing” u fotografua në rrugët e New York-ut krah mikeshave të saj, duke mbajtur dy çanta të mëdha prej kartoni të markës “Channel”. Kjo është hera e parë që Grande fotografohet në publik, pas ndarjes nga ish-i fejuari i saj Pete Davidson.

Ariana Grande i dha fund marrëdhënies me aktorin Pete Davidson, pas pesë muajsh fejesë.