LARG ZHURMËS SË QYTETIT/ Ja VIP-at shqiptarë që po e kalojnë karantinën pranë natyrës (FOTOT) – AlpeGossip
LARG ZHURMËS SË QYTETIT/ Ja VIP-at shqiptarë që po e kalojnë karantinën pranë natyrës (FOTOT)

LARG ZHURMËS SË QYTETIT/ Ja VIP-at shqiptarë që po e kalojnë karantinën pranë natyrës (FOTOT)

Prej më shumë se një muaji, qytetarët janë vetizoluar në shtëpi për shkak të situatës së pandemisë. Për shumë prej tyre kjo ka qenë një kohë e çmuar pasi më në fund mund të kalohet më shumë kohë me familjen. Disa kanë patur fatin që karantinën ta kalojnë jo në zhurmën e qytetit, por pranë natyrës apo detit.

Argjentina Ramosaj, këngëtarja e cila i ka munguar këto kohë muzikës, me djalin dhe bashkëshortin e saj po jetojnë në një vend përrallor. Familja ndodhen në Rugovë, nga ku këngëtarja ka publikuar plot foto mahnitëse mes maleve e pishave.

Arbana Osmani po i kalon këto ditë sa në Tiranë dhe sa në shtëpinë e saj të pushimit, që ndodhet shumë pranë detit. Moderatorja postoi edhe një foto teksa shijonte ajrin e pastër të detit. Kujtojmë që Arbana do të rikthehet nga 16 maji në ekran me “Dua të të bëj të lumtur”.

Gjithashtu pranë detit ndodhet edhe shtëpia e Xhensilës dhe Besit. Këngëtarja publikoi dy foto shumë të ëmbla me Ajkën në krahë, teksa ndodheshin në bregdet.

Fatma Methasani me postimet e saj në Instagram na ka treguar se karantinën e ka kaluar në Rranxat, Shkodër. Moderatorja së bashku me Alfion dhe Noah-n kaluan një kohë tejet të bukur, në natyrë e me ajrin e pastër të asaj zone.

Gjithashtu edhe moderatorja Sonila Meço me familjen e saj jetojnë në Dardhë. Sonila ka postuar foto të mrekullueshme nga shtëpia e madje ka mbjellur edhe domate në oborrin e saj.