MOTRAT E HIRUSHES DHE SHANDANËT/ Ja nga u frymëzuan veshjet më të pazakonta të Met Gala - AlpeGossip
MOTRAT E HIRUSHES DHE SHANDANËT/ Ja nga u frymëzuan veshjet më të pazakonta të Met Gala

MOTRAT E HIRUSHES DHE SHANDANËT/ Ja nga u frymëzuan veshjet më të pazakonta të Met Gala

Ndonëse tema e këtij viti linte shumë vend për interpretim, duhet thënë se disa veshje në MET Gala 2019, ishin shumë më të çuditshme nga ç’pritej.

“Camp”, ose moda anti- natyrale dhe shumë e ekzagjeruar, ishte frymëzimi i organizatorëve dhe supozohet, edhe i të famshmëve që parakaluan në tapetin e kuq. Por, a qe vërtet kështu?

Nëse disa nga veshjet e çuditshme të MET Gala ju kanë bërë të përfytyroni personazhet e filmave vizatimorë apo gjëra të tjera, ne jemi këtu për t’jua bërë konkrete imagjinatën.

Kendall dhe Kylie Jenner si motrat e Hirushes.

E dimë, me siguri po pyesni veten përse dikush do të zgjidhte të vishej si motrat e shëmtuara të Hirushes, por mesa duket të vishesh si Hirushja në ditet e sotme është shumë e vjetër.

…ose jo. Zendaya jo vetëm u vesh si Hirushja, por inskenoi edhe skenën e shndërrimit të saj në një princeshë me magji.

Kishte edhe një çantëz në formë kungulli.

Kim Kardashian nuk heq dorë nga lateksi kur vjen fjala për MET Gala. Por, çfarë ishin ato pika uji nëpër gjithë fustanin e saj?

Siç e zbuloi vetë Kim, fustani i saj është një imitim i fustanit ikonik të Sophia Loren tek filmi “Djali mbi Delfin”.

Sophia është e lagur, Kim e ka bërë fustanin me gurë që ngjajnë si pika uji, matematikë e thjeshtë.

Katy Perry si shandani tek “E Bukura dhe Bisha”

Jemi të sigurt se këtë e keni gjetur vetë pa asnjë ndihmë.

Emily Ratajkowski si Cher

Frymëzimin nga artistja e famshme e tregoi vetë Emily në Instagram.

 

Priyanka Chopra si imagjinata e Tim Burton në orën 4:20 të mëngjesit

Në fakt, vetë Priyanka ka cituar si frymëzim një tjetër look, por interneti është i bindur se ajo ka imituar Kapelebërësin e Çmendur ose Mbretëreshën tek filmi “Liza në Botën e Çudirave” nga Tim Burton. Është fjala e saj kundër tonës.