Jonida Shehu ka zbuluar së fundmi se ka nisur dietën ‘Keto’. Ky regjim është një nga mënyrat më të shpejta për të rënë në peshë dhe po mbështetet shumë nga personazhet publikë, por duhet ndjekur në kujdesin e specialistëve. Megjithëse rezultatet janë ndjerë, Jonida ka treguar me postimet e saj, se sikleti dhe vështirësia për ta mbajtur vazhdon të jetë e njëjta.
Pak më parë, moderatorja e njohur ka treguar edhe përfshirjen e vajzës në ‘vështirsimin’ e mëtejshëm të mbajtjes së dietës. Në një foto ku shfaqet e vogla teksa konsumon një çokollatë më e lumtur se kurrë, Jonida ka shkruar: “Dhe pasi nuk ke parë sheqer me sy për 21 ditë, as në kafe, gjen një fytyrë të lumtur duke ngrënë çokollatë pa leje”.
Kjo foto e Kristal është aq e ëmbël sa do ju zbukurojë ditën në vazhdimësi, ndërsa për sikletin e Jonidës në këtë situatë, besojmë se më mirë se kushdo tjetër e kuptojnë nënat