“DO MË FTOSH NË DASMË?” Jori sqaron a ka pasur diçka me Noizy-n – AlpeGossip
“DO MË FTOSH NË DASMË?” Jori sqaron a ka pasur diçka me Noizy-n

“DO MË FTOSH NË DASMË?” Jori sqaron a ka pasur diçka me Noizy-n

Në puntatën e dytë të “Kepit të VIP”-ave u realizua një lojë mjaft e bukur që solli shumë të papritura. Secili nga pjesëmarrësit duhej që të zgjidhnin një person për t’a puthur, një për të dalë në një takim romantik si dhe dikë për t’i hedhur tortën në fytyrë.

Kur i erdhi radha Gerti Koxhës vendosi që darkën romantike t’a bënte me Jorin, duke thënë: “Ja kam një borxh”.

Gjatë kësaj darke, ai e ngacmoi në lidhje me thashethemet që janë bërë për të dhe Noizy-n, duke qenë se ajo ishte pjesë e videoklipit të reperit.

“Do më ftosh në dasmë?”/ Jori sqaron a ka pasur

Pjesë nga biseda:

Gerti: Pashë se kishe shkuar te videoklipi se pashë këta jahtet këtu mbrapa. Si shkoi videoklipi? Si ishte?

Jori: Shumë mirë. Kishim disa skena të ndryshme, ai i jahtit ishte skenë në vete

Gerti: Ça u bë gjithë ai muhabet, gjithë ato fjalë, Noizy, Jori, lënë dasmat e martesës. A do me më thirr edhe mua në dasmë të paktën?

Jori: Pse e bën edhe ti këtë pyetje. Se unë e ti e dimë se si janë gjërat. Një videoklip, nuk ka ndodhur asgjë më tepër.