Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është gjithmonë në qendër të mediave rozë.
Që në momentin kur ajo pranoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, çdo hap i Rudinës kthehet në lajm.
Së fundmi, aktorja publikoi në Instagram disa foto, ku ata shfaqeshin të përqafuar teksa uronin Pashkët.
Mes komenteve të shumta, Rudina ka pikasur komentin e një vajze e cila shkruan: “Merrni shembuj vajza nga Rudina, keshtu gjendet burri, jo se nuk e keni vet parasysh jo, por qe t’mos harroni po them”.
Ndërkohë ajo ia ka kthyer: “Zemer merr shembull per vete ti, vajzat e dine vete!”.