ME FOTOT DHE FJALËT MË TË BUKURA/ Argjentina Ramosaj uron nënën e saj për ditëlindje – AlpeGossip
ME FOTOT DHE FJALËT MË TË BUKURA/ Argjentina Ramosaj uron nënën e saj për ditëlindje

ME FOTOT DHE FJALËT MË TË BUKURA/ Argjentina Ramosaj uron nënën e saj për ditëlindje

Argjentina Ramosaj ka rrëfyer shpesh se ka një lidhje shumë të veçantë me nënën e saj, Suzanën, e cila është po ashtu shumë e njohur për publikun. Suzana cilësohet si një nga gjyshet më elegante dhe duket se koha për të nuk ecën. Sot nëna e Argjentinës feston ditëlindjen dhe pavarësisht se ka hyrë në të 50-tat mund të konkurrojë fare mirë edhe vajzat 20-vjeçare.

 

Për të uruar nënën e saj në këtë ditë speciale, Argjentina ka zgjedhur disa fjalë zemre dhe fotot më të bukura të saj. “Gëzuar ditëlindjen nëna ime e bukur! Jam shumë e bekuar që të kam në jetën time…shoqja ime e ngushtë, je gruaja që admiroj dhe që kam mësuar më shumë prej saj. Gëzuar! Të duam shumë”, ka shkruar Argjentina në urimin e saj.

Suzana Mushkolaj njihet si fotografe në Holandë dhe në Kosovë ka drejtuar një emision që kishte lidhje kryesisht me stilin dhe jetën.