THANË SE ISHTE ZHYTUR NË BORXHE/ William Levy i mbyll gojën të gjithëve – AlpeGossip
THANË SE ISHTE ZHYTUR NË BORXHE/ William Levy i mbyll gojën të gjithëve

THANË SE ISHTE ZHYTUR NË BORXHE/ William Levy i mbyll gojën të gjithëve

Dy ditë më parë u përhap me shpejtësi lajmi se aktori i njohur latin i një sërë telenovelave të famshme, William Levy po kalonte një periudhë të keqe ekonomike. Sipas tyre ai ishte detyruar të shiste makinat dhe vilat luksoze në mënyrë që të paguante borxhet e tij.

Siç u raportua ai kishte premtuar se prej muajsh do të hapte një restorant të ri, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë dhe punimet në të u lanë përgjysmë. Madje u tha se borxhi i tij arrinte shifrën e 2 milionë dollarëve.

Lidhur me këto lajme William nuk ka vendosur të reagojë, mirëpo miku i tij Luis Alfonso Borrego ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet dhe ka thënë: Ai nuk kishte dëgjuar për këto lajme dhe tha se janë një gënjeshtër. Ai vazhdon të bëjë jetën e tij, karrierën e tij, siç ka bërë gjithmonë”, ka thënë ai teksa ka konfirmuar se në ditëlindjen e tij do të bëhet hapja e restorantit të aktorit.