“VAJZAVE TË TALENTUARA U VININ STËRKËMBÇIN”/ Evis Mula për Arbanën: U tmerrua se… – AlpeGossip
“VAJZAVE TË TALENTUARA U VININ STËRKËMBÇIN”/ Evis Mula për Arbanën: U tmerrua se…

“VAJZAVE TË TALENTUARA U VININ STËRKËMBÇIN”/ Evis Mula për Arbanën: U tmerrua se…

Evis Mula, këngëtarja dhe sopranoja e njohur e ftuar në “Wake up”, i është rikthyer pasionit të vjetër dhe ka kujtuar me nostalgji kohën kur prezatonte Top Fest 1. Gjatë intervistës së Evisit, tërhoqi shumë vëmendjen deklarata e saj lidhur me moderatoren e njohur Arbana Osmani.  Soprano u shpreh se kur Arbana mori vesh se ajo do të drejtonte “Top Fest”, u tmerrua.

“Arbana Osmani u tmerrua atehere se drejtonin radion dhe befas dola unë. Sigurisht helmi doli rrugës sepse finalen nuk e bëra unë. Mbaj mend që ndodhi kështu. Unë e kujtoj me nostalgji të jashtëzakonshme periudhën kur ka qenë Tani drejtues i këtij superinvestimi. Kisha ardhur për një program, Top Select. Ndërkohë Bojken Lako dhe Aldon Lipe që kanë qenë atëherë, që më bëjnë në audicion dhe më hipin te pjesa ku ka qenë podiumi i velinave të fiks fare dhe më thonë improvizo. Kur po shkoja në shtëpi më marrin në telefon dhe më thonë se Tani ka parë audicionin tënd dhe është dashuruar me tipin tënd, do jesh drejtuesja e Top Festit”, u shpreh Mula.

Më pas Evisi vlerësoi arritjet e Arbanës si moderatore duke u shprehur: “Ajo është gazetare shumë e mirë dhe më vjen mirë që ka arritur aty ku ka arritur. Më vjen pak keq, sepse ka pasur dhe shumë vajza të talentuara pas meje që kanë gjetur mënyrën për t’ia vënë stërkëmbëshin. Arbana duhet thjesht të pranoj se atë kohë ka patur shumë të rinj të mirë dhe shumë më të aftë, që nuk dihet se ç’ndodhi që u shkëputën më vonë.”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Më pas moderatori Isli Islami i tha Evisit se ndoshta duhet t’i bënte një telefonatë Arbanës për t’i sqaruar pakënaqësitë e të kaluarës duke i kujtuar se ajo s’ndodhej aty në studio dhe nuk ishte e përshtatshme të flitej për të.