MENDJA NA SHKOI DIREKT TE BUTRINTI/ Kiara Tito na shuan kureshtjen nëse ka qenë ndonjëherë e lidhur me personazh VIP – AlpeGossip
MENDJA NA SHKOI DIREKT TE BUTRINTI/ Kiara Tito na shuan kureshtjen nëse ka qenë ndonjëherë e lidhur me personazh VIP

MENDJA NA SHKOI DIREKT TE BUTRINTI/ Kiara Tito na shuan kureshtjen nëse ka qenë ndonjëherë e lidhur me personazh VIP

Prej kohësh në media është përfolur për një lidhje dashurie mes këngëtarit Butrint Imeri dhe moderatores Kiara Tito.

Ata janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo asnjëherë nuk e pranuan se kishin një romancë bashkë.

Kiara dhe Butrinti vazhduan ta quanin njëri-tjetrin “shokë” gjatë intervistave, megjithëse fansat besonin të kundërtën.

Madje, deklaratën e saj se s’ka pasur kurrë diçka me Butrintin e përforcoi sot, teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory.

“Ke qenë ndonjëherë e lidhur me ndonjë të famshëm?”- ishte pyetja e një ndjekësi, të cilit Kiara iu përgjigj thjesht me “Jo”.

Në fakt, Kiara na tregoi gjithashtu se është single dhe duket se “ka rënë rehat”.

Madje është aq rehat vetëm, sa as po mendon këto kohë të gjejë mashkullin ideal!