“TË DUA”/ Arsimi i “Për’puthen na prezantoi për herë të parë të birin (FOTO) – AlpeGossip
“TË DUA”/ Arsimi i “Për’puthen na prezantoi për herë të parë të birin (FOTO)

“TË DUA”/ Arsimi i “Për’puthen na prezantoi për herë të parë të birin (FOTO)

Disa javë më parë, në emisionin “Për’puthen” u bashkua një konkurrent i ri, i cili i la vajzat pa fjalë.

Ai është konkurrenti i parë që vjen nga Maqedonia dhe quhet Arsim Abdyli. Arsimi tha se prej vitesh jeton në Zvicër dhe se ka një firmë me një mikun e tij.

Mirëpo asgjë nga këto nuk ju tërhoqi më shumë vëmendjen vajzave se sa fakti që ai është baba i një djali. Arsimi tregoi se ai është baba i një djali 3-vjeçar të quajtur Lion. Madje ai zbuloi një tatuazh në krahun e tij, ku kishte gdhendur portretin e vogëlushit. Arsimi tha se djali jeton me nënën e tij në Zvicër dhe se takohet me të vetëm gjatë fundjavave.

Deri tani, Arsimi s’na e kishte treguar asnjëherë të voglin e tij. Megjithatë, në postimin e fundit në Instagram, ai ka publikuar një foto të të birit, i cili ka ngjashmëri shumë të madhe me të atin.

“Të dua”- ka shkruar Arsimi krahas pozës ndërsa ndjekësit kanë vërshuar në komente.

Ata janë habitur nga ngjashmëria e madhe e djalit me të atin, duke i quajtur ata identikë! I vogli ka pozuar duke buzëqeshur dhe duket tepër i ëmbël.