KUJDESI I LËKURËS/ Këto janë 4 produktet e bukurisë që Victoria Beckham i përdor çdo ditë – AlpeGossip
KUJDESI I LËKURËS/ Këto janë 4 produktet e bukurisë që Victoria Beckham i përdor çdo ditë

KUJDESI I LËKURËS/ Këto janë 4 produktet e bukurisë që Victoria Beckham i përdor çdo ditë

Ashtu si ndjeshmëria e saj ndaj modës, rutina e përditshme e kujdesit ndaj lëkurës të Victoria Beckham është super e thjeshtë, por luksoze. Stilistja e famshme ndan katër produktet që ajo betohet se janë fantastike për një lëkurë të hidratuar.

Viktoria vizitoi klinikën Double Bay të Grant gjatë një udhëtimi të fundit, ku klientela e famshme e gurusë së bukurisë përfshin Jessica Gomes dhe Lara Worthington. Duke ju referuar instagramit, Beckham zbuloi se: “Në Australi unë kam fytyrën më fantastike të mundshme me Melanie Grant”, duke shpjeguar se ajo përdor linjën e bukurisë faciale të Cosmedix dhe po i pëlqen pafund rezultatet.

Victoria Beckham ka një regjim të thjeshtë me vetëm katër hapa që e bëjnë lëkurën e 44 vjeçares të duket kaq fantastike.

Për të hequr papastërtitë, ajo fillon me solucionin e pastërtisë Cosmedix dhe vijon me pastruesin Cosmedix , produkte këto të vlefshme për të hapur poret dhe për të hequr qelizat e thata të lëkurës.


Pas pastrimit, gjatë natës ajo vendos Cosmedix Elite Serum 24 dhe Cosmedix Eye Doctor për të luftuar rrudhat dhe shenjat e plakjes. Për një dozë të fuqishme hidratimi, Beckham përfundon duke aplikuar kremin Augustinus.

Dhe rezultatet janë të dukshme! Ato flasin vetë në çdo foto të ikonës së modës, në dalje të ndryshme publike, etj.