Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale për Festivalin e Këngës në RTSH, ku në vendin e parë u rendit Arilena Ara dhe në të dytin Elvana Gjata.
Prej disa javësh publiku ishte i ndarë në dy pjesë dhe entuziazmi u ndje edhe mbrëmjen e djeshme në sallën e ‘Pallatit të Kongreseve’.
Reagimi më i fundit vjen nga regjisorja e njohur Elma Doresi, e cila shprehet e lumtur që Elvana nuk fitoi.
Sipas Doresit, këngëtarja i kurseu vetes disa statuse dhe komente, të cilat lidhen me të fejuarin e saj Ervin Mata si: ‘E fitoi nga ‘bosi’, apo ‘boli’.
Statusi i plotë:
Jam e lumtur që nuk fitoi Elvana.
Sepse sot do ishte mbushur rrjeti me keq : E fitoj nga “boli” . Ky bullizëm i shëmtuar.
E fitoj se ka “bosin”.
Të gjithë do të hidheshit më keq se çjeni hedhur.
Tallava.
Kjo fjalë që është kthyer në moton e ditës.
Nuk lexova një status me analizë të mirëfilltë.
Një analizë profesionale.
Një analizë pa mllefe.
Një analizë bindëse.
Jo. Ska analiza e kritika të tilla. Por vetëm : bolo, bosi, tallava .
Statuse e komente pa fund.
Ngatërrohen shijet me mendimet.
U sulët të gjithë për në eurovizion dhe se çfarë ishte e denjë për ne të na përfaqësonte por harruat kryesorin : Festivalin tek ne.
Jam vërtetë shumë e lumtur që nuk fitove Elvana . I kurseve vehtes disa statuse e komente.
Ps : Po na le pa punë neve të rrjeteve sociale tani