Sozia e Nora Istrefit e pranon: Do të pozoja e zhveshur për shumën marramendëse (FOTO) – AlpeGossip
Sozia e Nora Istrefit e pranon: Do të pozoja e zhveshur për shumën marramendëse (FOTO)

Sozia e Nora Istrefit e pranon: Do të pozoja e zhveshur për shumën marramendëse (FOTO)

Ajo u bën mjaft e njohur për ngjashmërinë e madhe që ka me Nora Istrefin.

Vajza e quajtur Nikol Spaho ishte e ftuar ditën e djeshme në ‘Pasdite në Top Channel’ ku ka folur edhe për ngjashmërinë me këngëtaren.

“Jo vetëm që ma vënë në dukje, por më kanë ngatërruar me Norën disa herë. Nora është këngëtare e suksesshme, nuk e kam problem dhe nuk më bezdis fakti që më krahasojnë me të. Edhe pse dua më shumë të më njohin për arritjet e mia”, është shprehur Nikol.

E pyetur nëse do të pranonte një ofertë për të pozuar e zhveshur, modelja është shprehur se do ta bënte jo plotësisht nudo.

“Ndoshta gjysmë”, u shpreh Nikol dhe theksoi se oferta duhet të ishte nga një kompani e rëndësishme dhe do të pranonte vetëm për një pagesë të mirë.