“PLAS” DEBATI NË RRJET/ Adrian Bujupi i kthehet “keq” Capital T pas akuzave: Mos fol pas shpine – AlpeGossip
“PLAS” DEBATI NË RRJET/ Adrian Bujupi i kthehet “keq” Capital T pas akuzave: Mos fol pas shpine

“PLAS” DEBATI NË RRJET/ Adrian Bujupi i kthehet “keq” Capital T pas akuzave: Mos fol pas shpine

Mbrëmjen e kaluar, teksa ishte i ftuar në emisionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit, reperi Capital T ceku ndër të tjera edhe bashkëpunimin e tij të famshëm me Ardian Bujupin, të titulluar “Andiamo”.

Kapo sqaroi “plumbin” me të cilin qëlloi në lojën “Shiko Kush Luan” Ardianin, si artistin që ka marrë më shumë famë pasi ka bashkëpunuar me të.

“Këtë s’mundet me e mohu as Ardiani, as kurrkush. Eshte artist i mirë, është punëtor, unë e vlerësoj shumë si artist që është. Mirëpo kënga “Andiamo” atë e ka çuar në tjetër nivel në tregun shqiptar. Pastaj ka ndezur dhe jashtë, po them është dhe merita e tij. Edhe ai ka punu në atë projekt. Ka bërë organizimin, klipit, ka punu shumë. Kënga është e tija, unë jam mysafir. Mirëpo këtë s’mundet me e mohu kurrkush. Ka qenë viti 2017, unë kam pas hite një pas një edhe “Andiamo” ka ardh edhe ‘perfect timing’.

I pyetur nga Meriton Mjekiqi nëse Ardiani është mirënjohës ndaj bashkëpunimit, Kapo u shpreh:

“Ardiani është shumë djalë i mirë por fatkeqësisht nuk e ka treguar maksimalisht veten si mirënjohës për këtë bashkëpunim. S’ia ka ditur vlerën aq shumë sa realisht i ka dhënë input në karrierën e tij.

Atë kohë kur ka qenë “Andiamo”, hit më të madh s’ka pas Ardiani. Pas asaj ka bërë këngë të mira, ka bërë hite të tjera. Jo vetëm atij, edhe mua ma ka dhënë një ‘push’, por atij definitivisht ia ka dhënë një ‘push’ më shumë në tregun shqiptar. S’ka qenë duke mbajt aq shumë koncerte, s’ka pas hite në tregun tonë. Ai e ka mbajt atë qëndrimin e vet “Unë jam star-i i Gjermanisë”. Prapëseprap unë s’kam asgjë kundër kësaj, unë jam rrit me disa parime të tjera. Nëse një njeri ma jep dorën, unë jam përjetësisht falenderues para atij. Mendoj që ndoshta Ardiani ka qenë i zënë me projekte, s’i ka kushtu shumë rëndësi kësaj pjese, por kur ta dëgjojë këtë intervistë besoj që kanë për t’u sqaruar gjërat dhe do të jemi ‘cool’. Eshtë artist i mirë, mua më pëlqen, por realiteti duhet me u fol.”- ka përfunduar Kapo.

Pas kësaj deklarate, Ardian Bujupi ka reaguar në llogarinë personale në Instagram, duke i kërkuar Kapos të mos flasë pas shpine, por të sqarohen të dy në një video live.

“Nëse ja nisim me këtë punë vlla, mos fol pas shpine por hyjmë live edhe i shprehim senet, sukseset edhe meritat e kujt kanë qenë këngët etj etj.”

Ndërkohë, nuk kemi ende asnjë reagim nga Capital T pas kësaj përgjigjeje.