SHËTITJE MË KRIDIN E VOGËL/ Klea Huta poston VIDEON e veçantë me djalin e saj – AlpeGossip
SHËTITJE MË KRIDIN E VOGËL/ Klea Huta poston VIDEON e veçantë me djalin e saj

SHËTITJE MË KRIDIN E VOGËL/ Klea Huta poston VIDEON e veçantë me djalin e saj

Klea Huta është një ndër mamatë më të përkushtuara që kemi parë, e cila megjithëse angazhohet edhe me projekte të tjera, e gjen gjithmonë kohën për të voglin e saj, Kridin.

Në rrjete sociale, ajo ndan vazhdimisht momente të ëmbla me të birin, i cili tashmë është kthyer në arsyen e jetës së saj.

I vogli e pret zgjuar në mbrëmje derisa mami Klea të kthehet në shtëpi nga puna, ndërsa mëngjeset e tyre nisin gjithmonë së bashku.

Ashtu si dhe sot, moderatorja ka gjetur kohën të dalë shëtitje me djalin e saj, i cili rritet dita-ditës.

Në InstaStory, Klea ka ndarë një video me Kridin, i cili qëndron i ulur në karrocë dhe sheh rrugën.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/11/88509750_908481163339069_3407964255815362628_n.mp4?_=1

Klea ka treguar se Krid i ka ndryshuar jetën në 360 gardë dhe se pavarësisht gjithë angazhimeve profesionale ajo përpiqet t’i qëndrojë afër. Madje shpesh moderatorja e ka marrë të voglin me vete në punë, që të mos qëndrojë për shumë kohë larg tij.