A DO JETË PJESË E JURISË SË DWTS? Olta Gixhari e ka një përgjigje – AlpeGossip
A DO JETË PJESË E JURISË SË DWTS? Olta Gixhari e ka një përgjigje

A DO JETË PJESË E JURISË SË DWTS? Olta Gixhari e ka një përgjigje

Disa ditë më parë u bë me dije se aktorja e njohur, Olta Gixhari, do të jetë anëtarja e katërt e jurisë së “Dancing With The Stars”. Ndonëse nuk ka një datë ekzakte se kur fillon spektakli më i madh i kërcimit, dalëngadalë po zbulohen konkurrentët dhe pjesëtarët e jurisë.

Në lidhje me këto lajme që qarkullojnë se atë do ta shohim si “gjyqtare” këtë herë ka reaguar vetë ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, Olta ka publikuar një prej pyetjeve lidhur me formatin, duke dhënë një përgjigje që as nuk e konfirmon, e as nuk e mohon.

“Mos u merrni me thashetheme”- shkruan aktorja e njohur, duke lënë vend për dyshim.
Sakaq tre emrat e tjerë që janë përfolur si anëtarë të jurisë janë: Ilir Shaqiri, Valbona Selimllari dhe Lori Bala.