“UNË APO AJO TJETRA?” Sara Hoxha bëhet xheloze për këtë mashkull, dhe nuk është Ledri – AlpeGossip
“UNË APO AJO TJETRA?” Sara Hoxha bëhet xheloze për këtë mashkull, dhe nuk është Ledri

“UNË APO AJO TJETRA?” Sara Hoxha bëhet xheloze për këtë mashkull, dhe nuk është Ledri

Pak na ndan nga spektakli më i madh i kërcimit ‘Dancing With the Stars Albania’ dhe publikimi i numrit të konkurrentëve që do të marrin pjesë duket se është drejt përfundimit.

Personazhe të njohur gjithashtu edhe të dashur për publikun pritet të shkëlqejnë në pistën e kërcimit krahë partnerëve të tyre profesionistë, kasti i balerinëve të televizionit.

Për këtë të fundit, blogerja Sara Hoxha na ka kthyer 1 vit më parë, kur ajo performonte krahë partnerit të saj të kërcimit, Luixhino. Sara nuk ka pritur shumë, e këtë mbrëmje ka postuar një foto me të, teksa shkruan: Unë apo ajo tjetra

Luixhino këtë sezon të spektaklit gjigand të kërcimit do të jetë krahë konkurrentes Atalanta Kërcyku. Mesa duket, Sara nuk e ka pritur dhe aq mirë zëvendësimin e saj.