“DUHET BËRË CA SAKRIFICA…”/ Vesa Luma tregon pse vendosi të kthehet përfundimisht në Shqipëri – AlpeGossip
“DUHET BËRË CA SAKRIFICA…”/ Vesa Luma tregon pse vendosi të kthehet përfundimisht në Shqipëri

“DUHET BËRË CA SAKRIFICA…”/ Vesa Luma tregon pse vendosi të kthehet përfundimisht në Shqipëri

Vesa Luma dhe Big Basta prej disa javësh janë rikthyer në Tiranë duke i dhënë lamtumirën Zelandës së re. Ata kanë vendosur të vijojnë jetën e tyre mes Tiranës dhe Kosovës, si shumë vite më parë.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Vesa Luma rrëfeu për jetën më shumë se 6-vjeçare në Zelandën e Re, benefitet që ofron ai vend, por edhe për arsyen pse ajo dhe Big Basta morën vendimin për t’u rikthyer në Shqipëri: “Në përgjithësi, kemi qëndruar 6 vjet. Unë kam ardhur dhe kam ikur kohë pas kohe, por nuk kam mundur të adaptohem 100 për qind, por kur është fëmija në mes, duhen bërë ca sakrifica që shumica prej nesh i di. Unë edhe Geri nuk jemi njerëz që e duam stabilitetin “jemi këtu dhe këtu do rrimë, këtu do përfundojmë”. E quajmë më shumë veten banorë të globit, por sa herë kthehemi në Shqipëri dhe Kosovë, sikur na ngre vendi, familja …” tregon Vesa.

Më tej, këngëtarja shton se para se të merrnin një vendim, u përpoqën të mendojnë për të mirën e përbashkët të familjes, por sidomos për Lianin, i cili tashmë është shumë i lumtur dhe ka nisur shkollën: “Kur i vumë në peshore, thamë që duhet t’ia lejojmë edhe djalit të rritet me gjyshërit, të përjetojë edhe kënaqësinë e të qenit fëmijë bashkë me gjyshërit, me kushërinjtë, me shoqëri të re, me fjalë shqip më shumë dhe ja ku jemi”.