I çmendi djemtë në “Duplex”/ Aktorja shqiptare tregon si e mori Turi në punë (FOTO) – AlpeGossip
I çmendi djemtë në “Duplex”/ Aktorja shqiptare tregon si e mori Turi në punë (FOTO)

I çmendi djemtë në “Duplex”/ Aktorja shqiptare tregon si e mori Turi në punë (FOTO)

Gjatë të shtunave në emisionin më të ri në TV Klan, “Duplex”, shohim edhe aktoren bukuroshe Arta Elezaj e cila që në puntatën e parë ra shumë në sy dhe bëri që mediat të flisnin menjëherë për të. Arta u bë e njohur në Kosovë nga seriali “O sa mirë” ndërsa në Shqipëri, publiku po e njeh më shumë nga “Duplex”.
Arta ishte e ftuar sot tek “Rudina” ku tregoi për eksperiencën e saj në “Duplex” dhe sesi i erdhi ftesa për t’u bërë pjesë e emisionit.

“Është një eksperiencë e re për mua dhe po ndihem shumë mirë. Aktorët më kanë bërë të ndihem shumë mirë dhe ndihem sikur kam kohë këtu. Po ndihem shumë mirë edhe në Tiranë. Ishte hera e parë që ngjitesha në skenë live me publikun, por aktorët më kanë bërë të ndihem mirë dhe ti harroj emocionet. Në çdo puntatë unë vij me një personazh të ri, por roli im është joshja e djemve. Ka qenë producenti Turjan Hyska ai që më bëri ftesën për të qenë pjesë e “Duplex” dhe ishte kënaqësi për mua. Ndihem shumë mirë këtu”, u shpreh Arta.