DEKLAROI SE TAKOHEN SHPESH/ Mohoi ribashkimin me Loredanën, Mozzik pendohet dhe më në fund e konfirmon (FOTO) – AlpeGossip
DEKLAROI SE TAKOHEN SHPESH/ Mohoi ribashkimin me Loredanën, Mozzik pendohet dhe më në fund e konfirmon (FOTO)

DEKLAROI SE TAKOHEN SHPESH/ Mohoi ribashkimin me Loredanën, Mozzik pendohet dhe më në fund e konfirmon (FOTO)

Pak ditë më parë, reperi i njohur Mozzik deklaroi se ai dhe Loredana nuk janë ribashkuar. Mozzik tha se takohen shpesh, ama për hir të vajzës.

Deklarata e tij u vu në dyshime kur Loredana publikoi pjesën e katërt të dokumentarit të saj. Ajo dhe reperi shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ndjekësit në rrjete sociale janë të bindur se dyshja janë rikthyer, madje një veprim i Mozzikut i ka nxitur akoma më shumë. Ai ka publikuar në Instastory dy foto, një në të cilën shfaqet Bonnie & Clyde dhe një tjetër ku shfaqet Romeo & Juliet.

Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana kanë bërë dy këngë me këto personazhe, duke personifikuar veten.

“Ich bin Juliet, Juliet, du bist Romeo” (Unë jam Zhuljeta, ti je Romeo) – thuhet në këngën e tyre ‘Romeo dhe Zhuljeta”.

“Du bist Bonnie, Bonnie, ich bin Clyde” (Unë jam Bonnie, ti je Clyde)”, thuhet në këngën e tyre “Bonnie dhe Clyde”.