U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Maya publikon foton dhe zbulon emrin e djalit të saj – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Maya publikon foton dhe zbulon emrin e djalit të saj

U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Maya publikon foton dhe zbulon emrin e djalit të saj

Pritjes së ëmbël për Mayën i ka ardhur fundi. Këngëtarja e njohur ka sjellë në jetë një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Jonas. Krishtlindja këtë vit, siç edhe vetë ajo ka zbuluar po festohet me një anëtar të ri në familje. “Gëzuar Krishtlindjet. Këtë vit janë Krishtlindjet më të bukura të jetës sime, pasi Zoti më bekoi me një djalë. Edhe një herë gëzuar dhe Zoti ju bekoftë me dashuri. Maya dhe Jonas”,-ka shkruar këngëtarja krahas fotos ku shfaqet teksa shëtit të voglin.

Maya e zbuloi vetëm pak javë më parë që po priste të bëhej nënë. Urimet nga fansat dhe kolegët nuk kanë munguar në këtë ditë speciale