NGA ZHYTJA TEK NOTI/ Ja si u festua Krishtlindja në botë – AlpeGossip
NGA ZHYTJA TEK NOTI/  Ja si u festua Krishtlindja në botë

NGA ZHYTJA TEK NOTI/ Ja si u festua Krishtlindja në botë

Krahas festës tradicionale, në shumë vende të botës u zgjodhën mënyra të veçanta për të festuar Krishtlindjen. Me veshjen e Santa Klausit, disa të moshuar në Berlin zgjodhën të zhyten në liqen ku temperatura e ujit nuk i tejkalonte 6 gradë Celcius.

Ndërsa në Londër, dhjetëra persona morën pjesë në garën e notit për kupën Piter Pan, një traditë e përvitshme që daton prej 1864-ës. Australianët vendosën të marrin rreze dielli ditën e Krishtlindjes në plazhin e famshëm Bondi Beach të Sidney-t. Hemisfera jugore po përjeton ditë te ngrohta.

Dhjetëra të rinj ngrohën atmosferën në lagjen e krishterë al-Kasaa të Damaskut. Ata parakaluan me veshjet e kuqe të Santa Klausit, për të sjellë pak harmoni në vendin e shkatërruar nga lufta civile 7-vjeçare.

Ndërsa një artist indian ka krijuar një babagjysh gjigand në plazhin e lindor të shtetit federal të Odishës, duke përdorur 800 ton rënë dhe 10 mijë shishe plastike.