Aktorja Anna Lika është një ndër personazhet më të njohur të showbizit shqiptar, e cila tërheq gjithmonë vëmendjen me tipin e saj moskokëçarës dhe batuat epike që i vijnë natyrshëm.
Shumë e ndjekur në rrjete sociale, ajo është tepër aktive dhe në kontakt me fansat e saj, njëri prej të cilëve i ka propozuar për lidhje.
“Do lidhemi bashkë zemër, jetë, unë jam 18-vjeç.”- i shkruan ndjekësi në mesazh, të cilit Anna i është përgjigjur publikisht:
“Po zemra dhe të të rris vetë pastaj, të të bëj goxha çun.”- i shkruan aktorja me humor.