Irma Libohova mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun, këngët e të cilës dëgjohen prej vitesh. Irma mbetet edhe një nga VIP-at më të komentuar në media dhe shumë aktive në rrjete sociale ku ndan shpeshherë foto nga përditshmëria.
Së fundmi Irma ka publikuar një foto nga shtëpia e saj ku shkruan se është e lumtur që u rikthye.
Këngëtarja duket se i adhuron lulet pasi ka shumë të tilla rreth shtëpisë, gjë që e ka bërë ambientin mahnitës.
Irma ka marrë shumë komplimenta nga fansat, si për pozën, edhe për shtëpinë.