“YOUTUBE” I SHTOHET EDHE NJË “VLOGGER”/ Jul Deda lançon kanalin e tij zyrtar (FOTO) – AlpeGossip
“YOUTUBE” I SHTOHET EDHE NJË “VLOGGER”/ Jul Deda lançon kanalin e tij zyrtar (FOTO)

“YOUTUBE” I SHTOHET EDHE NJË “VLOGGER”/ Jul Deda lançon kanalin e tij zyrtar (FOTO)

Që prej përfundimit të 2018-ës, lista e personazheve të njohur shqiptarë që po i bashkohen idesë së një “vlog”-u në Youtube sa vjen e po shtohet. Kjo platformë sociale, po merr aq shumë terren sa madje po sfidon edhe disa programe që transmetohen në televizion, ndaj figurat e njohura po përpiqen ta “kapin” sa më shpejt këtë trend.

Përpara pak çastesh, aktori i humorit, Jul Deda ka lançuar kanalin e tij në Instastory ku i ka kërkuar ndjekësve të tij ta bëjnë subscribe.

Kujtojmë se Juli është tërësisht i angazhuar me emisionin e humorit “Duplex” në Tv Klan, megjithatë duket se Youtube-in ai do ta përdorë për profilin e tij personal, duke qenë se shpesh Juli është aktiv në rrjete sociale edhe përsa i përket reagimeve për tema politike. Duke qenë edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, me anë të Youtube-it, besojmë se Juli do jetë dhe më pranë mbështetësve të kësaj partie me reagimet e tij për ato çka e shqetësojnë.

Epo, me “këmbë të mbarë”, Juli!