“DAL PËR VRAP...”/ Stresi lë duhanin gjatë karantinës: Jam bërë i mbarë - AlpeGossip
“DAL PËR VRAP…”/ Stresi lë duhanin gjatë karantinës: Jam bërë i mbarë

“DAL PËR VRAP…”/ Stresi lë duhanin gjatë karantinës: Jam bërë i mbarë

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka treguar nëpërmjet një lidhje skype me gazetaren Suada Daci në emisionin “Rreze Dielli”  se ka vendosur të bëjë një ‘jetë të shëndetshme’ në kushtet e karantinimit dhe zbulon sesi po e kalon ditën i izoluar.
“Dal për vrap, kam lënë duhanin. Kjo karantinë është shumë e thjeshtë për mua. Gjithmonë kam mbajtur karantinë edhe në kohë të thjeshta, por kjo nuk është shaka!
I bëj thirrje të gjithë të rinjve, mos të pijnë duhan më shumë, por të ushqehem shëndetshëm. Prindërit i shoh nëpërmjet ballkonit, ata janë në shtëpinë e tyre dhe kanë marrë masa të rrepta.
Ushqimet i marr vetë, gatuaj vetë, po punoj me muzikën, po shkruaj.” shprehet Stresi.
Këngëtari ka një mesazh për të gjithë, në këtë periudhë që ai e quan serioze: Të mbrojnë veten dhe të tjerët.