Vajza e Verës dhe Timo Fllokos EMOCIONON prindërit me një mesazh: Kjo jetë e përkotë kërkon… – AlpeGossip
Vajza e Verës dhe Timo Fllokos EMOCIONON prindërit me një mesazh: Kjo jetë e përkotë kërkon…

Vajza e Verës dhe Timo Fllokos EMOCIONON prindërit me një mesazh: Kjo jetë e përkotë kërkon…

Në një ditë të shënuar për të atin, ku promovimi i librit të tij të dytë, “Kërcim në bosh”, 10 vite pas “Rob i manive”, u organizua një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë, nuk mund të mungonte një nga momentet më të çmuara.
Edhe pse fizikisht nuk ishte e pranishme, për shkak të jetës dhe angazhimeve të saj në Los Angeles , Linda Flloko ishte aty për të përjetësuar një moment brilant. Me një mesazh të vyer, shumë kuptimplotë, të ndjerë, ashtu siç mund të jenë fjalë që burojnë për babanë, figurën më të rëndësishme në jetën e një vajze.

Një video mesazh që i emocionoi të gjithë pa kushte, ku copëza të jetës dhe rrugëtimit në një raport shumë special si i saj me dy prindër të famshëm, Linda nuk i kurseu fjalët, ku përmes një video mesazhi ajo u shpreh: “Kjo jetë e përkohë kërkon harmoni, ska kohë për të urryer, kërkon dashuri…Mall i pamatë tek ta do më kthejë, si premtim i heshtur i jetës që përtej. Mirëmbrëma! Ky zë vjen nga larg, por vjen me shumë dashuri për dy njerëz kaq të shtrenjtë për mua. Jam shumë e lumtur që keni mundësi që sot të jeni dhe të jetoni në qiellin e Tiranës në këtë natë për poezinë, për dashurinë, për jetën. Thonë se ne nuk shkruajmë apo lexojmë poezi për të qenë të përveçëm, por sepse jemi humanë. Mjekësia, ligji, biznesi, politika sigurisht janë qëllime të mëdha të jetës, por poezia, romanca dashuria janë gjithçka për të cilat ne jetojmë. Ju përqafoj shumë fort të gjithëve dhe jam pranë jush me zemër. Uroj të keni një natë të bekuar”.

Në përfundim, ky dedikimi kaq i ndjerë u duartrokit gjatë!