JO VETËM PAMJEN/ Kroi Art ka edhe ushqimin e preferuar njësoj si mami (FOTO) – AlpeGossip
JO VETËM PAMJEN/ Kroi Art ka edhe ushqimin e preferuar njësoj si mami (FOTO)

JO VETËM PAMJEN/ Kroi Art ka edhe ushqimin e preferuar njësoj si mami (FOTO)

I vogli i Bietës dhe Alban Dudushit është kthyer shpesh në kryefjalën e postimeve të tyre dhe në temën kryesore të intervistave të prindërve. Çifti i dashur i ekranit ka zbuluar më herët se i vogli i familjes është ‘kopje’ e së ëmës për nga pamja, ndërsa karakterin e ka të ngjashëm me të atin. Por mbrëmjen e sotme, me anë të një video të publikuar në ‘Instastory’ ku Kroi Art po ushqehet me shegë, Bieta ka treguar se me vogëlushin ka dhe një ngjashmëri tjetër, atë të preferencave ushqimore. Krahas saj, moderatorja shkruan: “Si mama na pëlqejnë shegët”.

Kujtojmë se Kroi ka ardhur në jetë rreth një vit më parë dhe që prej asaj kohe jeta për prindërit e tij vetëm është zbukuruar.