E PAZAKONTË/ Këngëtaren shqiptare e pushojnë nga puna sepse hëngri një mollë (VIDEO) – AlpeGossip
E PAZAKONTË/ Këngëtaren shqiptare e pushojnë nga puna sepse hëngri një mollë (VIDEO)

E PAZAKONTË/ Këngëtaren shqiptare e pushojnë nga puna sepse hëngri një mollë (VIDEO)

Ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ka qenë e ftuar këngëtarja shqiptare Malda Susuri e cila është bërë e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së saj në “Top Fest 3” me këngën “Dashuri e hidhur”.

Malda ishte e ftuar në emision për të folur për ekspozitën e saj e cila e risjell përsëri në vëmendje të publikut pas shumë vitesh largim nga ekrani. Siç tregoi këngëtarja ekspozita ka për qëllim promovimin e të drejtave të grave në Kosovë dhe për realizimin e saj ajo u frymëzua nga një histori personale.

Malda zbuloi se atë e kanë pushuar nga puna vetëm sepse konsumoi një mollë gjatë orarit të punës ku ishte rregull që të mos hanim ushqim. “Isha duke punuar kur erdhi një mysafir që na solli disa mollë. E hëngra mollën bashkë me disa prej kolegëve të tjerë dhe drejtoresha mori vendim për të mbledhur grupin e punës, sepse kisha ngrënë mollën. Ishte një vendim qesharak, nuk mundesha ta besoja…”, – tregoi  këngëtarja.