Çifti shumë i komentuar në media Blero dhe Afrona Dika së shpejti, më 21 shtator, do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre, romancën 5 vjeçare. Emocioni për ditën e madhe sa vjen dhe rritet dhe në dasmën e tyre do të jenë të ftuar shumë personazhe VIP.
Dyshja kanë nisur prej kohësh me përgatitjet dhe tani janë thuajse në përfundim. Ato madje kanë blerë dhe një shtëpi me vlerë 350 mijë euro, ku do të jetojnë pas martesës.
Së fundmi, përmes një postimi në Instastory, Afrona ka treguar se kanë zgjedhur dhe destinacionin ku do të kalojnë muajin e tyre të mjaltit. Çifti do të udhëtojë për në Hawai dhe ajo është shprehur se mezi po pret.