Reperja Rina Balaj ndonëse në një moshë të re, është kthyer në një ndër emrat më të dëgjuar të estradës shqiptare dhe është mjaft e suksesshme. Reperja është shumë aktive në rrjete sociale ku vazhdimisht ndan me fansat e saj foto dhe video të ndryshme të cilat nuk kalojnë pa u komentuar.
Rina ka ditur gjithmonë si të tërheqë vëmendje me pamjen dhe stilin e saj të veçantë ama mbrëmjen e sotme ka tërhequr vëmendjen me një anë tjetër të sajën. Ajo ka shpërndarë në profilin e saj të Instagramit një video në të cilën maste fuqinë e goditjes në një makineri boksi.
Nga shifra që ka kapur, duket se reperja është një vajzë goxha e fortë dhe që nuk duhet gjykuar nga mosha. Njëlloj siç ka shkruar dhe ajo vetë në përshkrimin e videos ‘“Kurrë mos e gjykoni librin nga kopertina”.