"E KAM PËRJETUAR SHUMË KEQ"/ Ermela e BB4 rikthehet në ekran pas 8 vitesh (FOTO) - AlpeGossip
“E KAM PËRJETUAR SHUMË KEQ”/  Ermela e BB4 rikthehet në ekran pas 8 vitesh (FOTO)

“E KAM PËRJETUAR SHUMË KEQ”/ Ermela e BB4 rikthehet në ekran pas 8 vitesh (FOTO)

Ermela Mezuraj, fituesja e “Big Brother 4”, pas daljes nga ky reality show u shkëput për një kohë të gjatë nga jeta publike duke i lënë të gjithë kuriozë ç’po ndodhte me të.
Ermela ishte e ftuar në “Ftesë në 5” ku tregoi se daljen nga “Big Brother” e ka përjetuar keq.

“E kam përjetuar shumë keq daljen pas Bigut saqë mu desh të rikuperohesha për të gjetur vetveten ose balancat e brendshme të vetes time. Ishte një proçes shumë i çuditshëm që unë nuk e prisja, isha shumë e mërzitur me veten sepse nuk prisja këtë, por jemi njerëz, ja që ndodh edhe kështu. Gjatë gjithë kësaj kohe kam qenë në kërkim të vetes dhe rikuperim të vetes. Brenda ndihesha bosh, nuk e di pse ndodhi kështu”, u shpreh Ermela.