“LIANI QAU 18 ORË”/ Vesa Luma tregon çi ndodhi pas ndarjes nga Big Basta – AlpeGossip
“LIANI QAU 18 ORË”/ Vesa Luma tregon çi ndodhi pas ndarjes nga Big Basta

“LIANI QAU 18 ORË”/ Vesa Luma tregon çi ndodhi pas ndarjes nga Big Basta

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Vesa Luma ishte e ftuar sot në “Piter Pan”, ku gjatë intervistës përballë vogëlushëve, tregoi ç’i ka ndodhur kur po kthehej nga Zelanda e Re për në Shqipëri.

Vesa tregoi se djali i saj, Liani ka qarë për 18 orë në avion, pas ndarjes nga i ati i cili ndodhet akoma në Zelandë.

Këngëtarja tregoi se pas 18 orëve, arriti ta pushojë Lianin, por stjuardeza i kërkoi t’i vinte rripin vogëlushit. Liani ishte zgjuar dhe kishte nisur sërish të qante.

Gjatë intervistës Vesa tregoi se do të qëndrojë edhe për ca kohë në Shqipëri pasi po përgatit këngë të reja dhe më pas do t’i bashkohet Big Bastës në Zelandën e re.