SINAN HOXHA BABA PËR HERË TË DYTË? Këngëtari zbulon dëshirën e madhe – AlpeGossip
SINAN HOXHA BABA PËR HERË TË DYTË? Këngëtari zbulon dëshirën e madhe

SINAN HOXHA BABA PËR HERË TË DYTË? Këngëtari zbulon dëshirën e madhe

Sinan Hoxha ka konfirmuar sot sërish se bashkëshortja e tij nuk është shtatzënë.

I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit”, këngëtari mohoi lajmin e bërë publik rreth një muaj më parë, kur u tha se Andrra është në pritje të ëmbël.

“Vetëm nëse gazetaret e patën lënë shtatzënë se unë jo”, tha Sinani me shaka.

Megjithatë këngëtari shprehu dëshirën e madhe për t’u bërë baba për herë të dytë. Ai madje tha se dëshiron të bëhet me një vajzë, pas djalit Ansi.

“Andrra nuk është shtatzënë. Mezi presim të ndodhë pse jo, ishalla me një cupë të bukur siç je ti”, iu drejtua Sinani vogëlushes që i drejtoi pyetjen.

Sinani mori edhe një surprizë të bukur në skenë, pasi Ansi i vogël hyri papritur dhe iu ul në prehër.

Vogëlushi madje dëgjoi edhe një ninullë të krijuar nga vetë babi Sinan, për një mbrëmje sa më të bukur!