U ELEMINUA NGA SAIMIRI I “LOVE STORYT”/ Reagon Klea: Unë nuk qava për djalin… – AlpeGossip
U ELEMINUA NGA SAIMIRI I “LOVE STORYT”/ Reagon Klea: Unë nuk qava për djalin…

U ELEMINUA NGA SAIMIRI I “LOVE STORYT”/ Reagon Klea: Unë nuk qava për djalin…

Mbrëmjen e djeshme princi modern i spektaklit “Love Story”, Samiri, u detyrua të eliminonte dy vajza që konkurronin për të fituar zemrën e tij. Mes të eliminuarave ishte edhe Klea, e cila u përlot pas vendimit të Saimirit. Ajo nuk e priti fare mirë këtë gjë dhe nuk arriti t’i përmbante emocionet.

Menjëherë pas kësaj, ish-konkurrentja ka reaguar përmes një statusi të gjatë në rrjete sociale. Ajo shprehet se nuk qau për Saimirin, por për faktin se ju bë një padrejtësi, për shkak se është një njeri shumë i drejtpërdrejtë.

Klea thotë se kush nuk e njeh merr vendime të shpejta dhe ka paralajmëruar se shumë shpejt do e njohin se kush është ajo në të vërtetë.

S’di pse e ndjeva si detyrë t’iu jap një përgjigje të gjithëve në këtë story meqenëse me mesazhe për momentin nuk mundem të kthej.. Në radhë të parë faleminderit nga zemra të gjithë njerëzve për mbështetjen, kurajon e çdo fjalë të mire. Unë nuk qava për djalin, qava për momentet e padrejta që të sjell jeta, por kur je një njeri i drejtpërdrejtë dhe i thua gjërat siç janë, kështu është! Njerëzit e mëdhenj guxojnë në jetë, jeta është ulje-ngritje dhe pas çdo gjëje të keqe ndodh një gjë e mirë. Shpirtin e madh e mendjen e ndritur do ma njihni shumë shpejt! Prisni surpriza

Njerëzit e mirë sa herë i sprovon Zoti dhe gjithmonë pas shiut del diell! Kush më njeh e di mirë se kush jam ndërsa kush jo marrin vendime të shpejta. Tani do më njohin më mirë se kurrë e do ta kuptojnë që unë nuk ndalem, sepse femrat me karakter guxojnë e kurrë nuk ndalojnë!”, shkruan ish-konkurrentja e “Love Story”.