PËRDORIMI I DEODORANTIT/ 4 fakte që duhet t’i dinë të gjithë – AlpeGossip
PËRDORIMI I DEODORANTIT/ 4 fakte që duhet t’i dinë të gjithë

PËRDORIMI I DEODORANTIT/ 4 fakte që duhet t’i dinë të gjithë

Përdorimi i antidjersës është një rutinë e përditshme e çdonjërit prej nesh, por askush nuk i mendon efektet që ka përdorimi i tij.

Të gjithë e dimë se deodoranti largon erën e keqe të trupit, që shkaktohet si pasojë e djersitjes. Por, ajo çfarë nuk  keni ditur është mënyra e saktë se si deodoranti vepron në trupin tonë.

1.Deodoranti vret bakteret që shkaktojnë kundërmim

Besojeni apo jo, djersa nuk ka erë. Në fakt, siç edhe tregoi “Huffington Post” në një artikull për deodorantët, djersa në vetvete është pa erë. Era e keqe nga djersët shkaktohet kur disa baktere sulmojnë një nga llojet e djersëve në lëkurën tuaj. Pasi deodoranti përmban efekte antibakteriale, ai është në gjendje që t’i vrasë këto baktere që shkaktojnë erën e keqe dhe kështu ju të keni një erë të pastër.

2.Deodoranti nuk ju mbron nga djersët

Deodoranti ju ndihmon që të mbani nën kontroll erën e keqe të trupit, por nuk i pengon gjëndrat e djersëve të kryejnë punën e tyre.

3.Deodoranti mund të ndryshojë bakteret në trupin tuaj

Përdorimi i  deodorantëve mund të ndryshojë mikrobiomin e lëkurës.

4.Lidhja mes deodorantit dhe kancerit në gji nuk është vërtetuar ende

Ndoshta keni dëgjuar disa njerëz duke thënë se gratë të cilat përdorin rregullisht deodorant janë në një rrezik më të lartë për të zhvilluar kancer të gjirit, por kjo nuk është vërtetuar ende nga mjekësia.