I DINIT? Ja cilat janë sendet shtëpiake mund ti blini të përdorura e cilat jo – AlpeGossip
I DINIT? Ja cilat janë sendet shtëpiake mund ti blini të përdorura e cilat jo

I DINIT? Ja cilat janë sendet shtëpiake mund ti blini të përdorura e cilat jo

Dekorimi i shtëpisë mund t’ju kushtojë shumë, prandaj jo rrallë njerëzit drejtohen tek sendet e përdorura. Mund të gjejnë mënyra kreative për të përpunuar mobilje të vjetra, t’i riciklojnë ato, por ka disa prej tyre që nuk duhet t’i blini asnjëherë të përdorura dhe të tjera që nuk përbëjnë problem.

Jastëkët dhe mbulesat e shtratit duhet të blihen gjithnjë të reja, sepse nuk e dini kurrë nëse ato të përdorurat janë të pastra. Ndërkohë që dollapet, varëset, komodinat apo karriget mund të blihen të përdorura dhe nuk përbëjnë asnjë problem për sigurinë tuaj shëndetësore. Mjafton t’i pastroni mirë përpara se t’i përdorni.

Nëse kalojmë tek dhoma e ndenjes, pothuajse gjithçka mund të blihet e dorës së dytë, përveç divanëve. Pavarësisht se mund t’i pastroni, nuk dihet asnjëherë se sa papastërti mban copa e tij.

Ndërsa tek pajisjet e kuzhinës mund të kurseni shumë. E vetmja gjë tek e cila ja vlen të shpenzoni janë pajisjet si thekësja e bukës, shtrydhësja e frutave apo pajisje të tjera elektronike. Nëse ato shiten me një çmim shumë më të ulët se normalja, me shumë gjasa ka diçka që nuk shkon tek to.

Dhe e fundit, çdo gjë që blihet për tualetin duhet të jetë e re. Kjo është për të mirën e shëndetit tuaj, pasi është një ndër mjediset që bakteret lulëzojnë më shpejt. Jini të kujdesshëm për këtë pjesë.