“PLASI” KEQ! Drake akuzon Kanye West për zbulimin e detajeve për djalin e fshehtë – AlpeGossip
“PLASI” KEQ! Drake akuzon Kanye West për zbulimin e detajeve për djalin e fshehtë

“PLASI” KEQ! Drake akuzon Kanye West për zbulimin e detajeve për djalin e fshehtë

Drake ka folur hapur për armiqësine e tij me Kanye West. Dy reperat kanë qenë të përfshirë në një mosmarrëveshje të gjatë.

Muajin e kaluar West mohoi thashethemet se bashkëshortja e tij Kim Kardashian kishte pasur lidhje me Drake.

Ndërsa Drake u shfaq në premierën e mbrëmjes së të premes ‘The Shop’ ku foli për marrëdhënien me Kanye.

Reperi zbuloi se pu punonte me albumin e tij të fundit Scorpion kur West e ftoi në Wyoming dhe e bindi që ti jepte detaje mbi punën e tij të ardhshme.

Ylli i hitit ‘ In My Feelings’ u shpreh se Kanye i ofroi atij këngën ‘Lift Yourself’, që më vonë e publikoi vetë.

Drake pohoi se nuk ishte në dijeni se Kanye gjithashtu po punonte në një album dhe pretendoi se ishte përdorur nga rivali i tij, për të marrë ide për regjistrimin.

Drake gjithashtu i tha Kanye për djalin e tij të fshehtë.

“I dërgova atij një video të djalit tim,”-tha reperi. “I tregova që kisha probleme me nënën e fëmijës dhe biseduam bashkë.”