PËR TË VËNË ”DUART NË KOKË”/ Ja çanta me flori e Lori Hoxhës që kushton vetëm 25,750$ (FOTO) – AlpeGossip
PËR TË VËNË ”DUART NË KOKË”/ Ja çanta me flori e Lori Hoxhës që kushton vetëm 25,750$ (FOTO)

PËR TË VËNË ”DUART NË KOKË”/ Ja çanta me flori e Lori Hoxhës që kushton vetëm 25,750$ (FOTO)

Lori Hoxha, trashgimtarja bukuroshe e Top Channel , njihet gjithashtu si një nga vajzat shqiptare që vishet më bukur. Vëmendjen nga profili i saj na e tërheqin fotot me veshje shumë të bukura nga të cilat pjesa më e madhe janë vërtet të shtrenjta, ndërsa një pjesë tjetër kanë çmime më të përballueshme.

Mesa duket edhe këtë herë, Lori nuk është gati të luajë kur vjen puna tek paraqitja e saj. Këtë e themi sepse në foton e fundit që ka postuar, blogerja bukuroshe ka pozuar duke mbajtur në krahë një miniçantë ”Hermes” që kushton asgjë më shumë se $25,750.

Çanta është modeli Hermes Kelly 20 Sellier Mini Kelly Gold Epsom Gold Hardware. Nëse ju intereson ta dini ky, ”mal me para” përmban lëkurë floriri Epsom(është një lloj lëkure që nuk e reflekton printit e lëkurës së kafshës nga e cila është marrë) dhe disa aksesorë të tjerë floriri që mund ti dalloni nga foto e mëposhtme.

Këtë mund ta gjenim me anë të një kërkimi shumë të thjeshtë pasi të gjithë i njohin çantat ”Hermes” që të bëjë të vendosësh duart në kokë kur i sheh… /AlpeGossip.al