Reperi shumë i dashur për publikun Capital T, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re. Kënga titullohet ‘Akull’ dhe teksti është shumë i ndjerë.
Capitali ka lajmëruar që prej ditësh për këngën në fjalë, e cila në fakt iu publikua dhe pa leje. “Jam i lumtur që njerëzit e kanë dhe janë kënaqur duke e dëgjuar e tani me kualitetin e duhur e bashkangjitur me një video që e pasqyron më se miri këngën”, shkruante reperi në një postim të bërë dje në profilin e tij të Instagramit.
Ditën e sotme kënga u publikua dhe me videoklip dhe padyshim ka depërtuar thellë në zemrat e të gjithëve, sidomos te zemrat që po vuajnë për një dashuri të humbur. I tërë teksti flet për një histori dashurie me fund të trishtë, me fjalë dhe gjeste boshe.