MORI PJESË NË FILMIN ”FALCO”/ Arben Derhemi ka 2 fjalë për Bes Kallakun: Një gjë dua ta them… – AlpeGossip
MORI PJESË NË FILMIN ”FALCO”/ Arben Derhemi ka 2 fjalë për Bes Kallakun: Një gjë dua ta them…

MORI PJESË NË FILMIN ”FALCO”/ Arben Derhemi ka 2 fjalë për Bes Kallakun: Një gjë dua ta them…

Arben Derhemi është një ndër aktorët e njohur të teatrit shqiptar që u bë pjesë e filmit të Bes Kallakut “Falco”.

Ai mori pjesë edhe në premierën e filmit të mbajtur dy ditë më parë dhe fakti që ishte pjesë e kastit të përzgjedhur lidhet me dëshirën e madhe të Bes Kallakut për të pasur në film një ndër aktorët e tij të preferuar.

Këtë e ka treguar vetë Derhemi përmes një statusi ku shprehet se ishte një kënaqësi e tij të ishte pjesë e filmit. Ai flet edhe për dedikimin e Bes Kallakut, që është rritur me filmat e tij dhe kjo e gëzon edhe më tepër:

“Besi ke bërë një dedikim se je rritur me filmat e mi dhe të falënderoj, por një gjë dua ta them edhe unë. E gjithë kënaqësia ishte e imja, përqafoj gjithë stafin”, ka shkruar Derhemi në foton e shkëputur nga premiera e “Falco”.